Haradinaj del i pari nga takimi me Kurtin, nuk deklarohet për media
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka dalur nga takimi që po mbahet në objektin e Qeverisë me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.
Pas takimit, ai nuk është deklaruar për media, përcjell teve1.info
Me ftesë të Kurtit, në këtë takim të pranishëm janë edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi.
Ky takim vjen pas situatës së krijuar në veri të vendit, ku përfaqësuesit serb janë larguar nga institucionet e Kosovës. Krejt kjo erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenaq Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë për riregjistimin e veturave në RKS.