Lajme

Nis protesta e serbëve, KFOR-i siguron objektin e komunës në Zveçan

Një numër më i vogël protestuesish serbë, krahasuar me një ditë më parë, tashmë janë mbledhur te objekti komunal në Zveçan.

Ndërtesën e komunës dhe zonën përreth janë duke e siguruar ushtarë të KFOR-it.

Të pranishëm shihen edhe udhëheqësit e Listës Serbe, Goran Rakiq dhe Igor Simiq.

Një ditë më herët, në këtë komunë pati përleshje mes protestuesve serbë dhe ushtarëve të KFOR-it, të cilat rezultuan me dhjetëra të plagosur në të dyja anët.