Të bashkuar për Veriun, mblidhen të gjithë liderët në qeveri!
Kryeministri Albin Kurti ditën e ka nisur sot me një takim me liderët e opozitës kosovare, Memli Krasniqi, Lumir Abdixhiku e Ramush Haradinaj.
Para pak çastesh drejtuesit e opozitës arritën në takimin e thirrutr nga Kurti ku do të diskutojnë për tensionet në veri të Kosovës.
I pari në takim ka arritur kryetari I LDK-së, Lumir Abdixhiku, pastaj ai i AAK-së, Ramush Haradinaj.
Ndërkaq kryetari i PDK-së në takim është shoqëruar edhe nga kryetari i MItorovicës së jugur, Bedri Hamza.