Lajme

“Fillimisht punësoj dajën e vetë”, Nuredin Lushtaku i zbulon punësimet familjare të Fadil Nurës dhe Sami Lushtakut

Ish bashkëluftetari i Adem Jasharit dhe kreu i partisë “IDEAL”, Gjeneral Nuredin Lushtaku ka shkruajtur një postim të gjatë ku ka dënoncuar keqperdorimet qe janë duke u bërë në qeverisjen e Fadil Nures dhe vartesit të tij, Sami Lushtakut, transmeton portali rajoni.org.

Lushtaku i është drejtuar Fadil Nures me kryetar në thojza duke e aluduar se kryetar real është Sami Lushtaku.

Ndonse është befasuae nga raporti i ashtuquajtur raport i pavarur KDI ; megjithatë ai ka demaskuar këtë raport duke zbuluar se përfaqësuesja e këtij institucioni në Skenderaj është edhe anëtare e bordit të “Eko Natyrës”, ndërrmarrje në të cilën janë bërë një mal shkelje ligjores.

Tutje ai i ka përmendur një mal punësimesh familjare të binomit Nura&Lushtaku, kurse vlersimin e prokurimit në Skenderaj e ka quajtur absurditet me vetë faktin se ajo zyre sipas tij udhehiqet nga njeriu i ardhur nga rruga.

Postimi i plotë i Nuredin Lushtakut:

Shkelje pas shkelje ndërsa mburren me vlerësime të një OJQ-je të kapur siç është KDI

Qeverisja e “ kryetarit-nënkryetar, të nënkryetarit-kryetar” në Skënderaj pas skandaleve të njëpasnjëshme dhe pas masës ndëshkimore nga inspektorati i punës për “kryetarin-nënkryetar” me 1500 Euro gjobë për shkeljet pas shkarkimit të kundërligjshëm të zv. Drejtorit të QKMF-së në Skënderaj, znj. Florentina Shala Gashi vajzës së dëshmorit, quditërisht edhe pse lënda vazhdon të jetë në gjykatë, prapë se prapë kanë vazhduar me shkelje ku tashmë e paskan hapur konkursin për zv. Drejtor, anipse ende nuk e kanë zgjedhur drejtorin e QKMF-së.

Pas ardhjes në pushtet “kryetari” fillimisht e vendosi dajën e vetë në krye të QKMF-së, Agron Mehmetin i cili ishte kandidat për asamble nga radhët e PDK-së edhepse asokohe drejtor i QKMF-së ishte Osman Veliu i cili gjendej në pushim vjetor dhe natyrisht zv. Drejtori ishte duke e zëvendësuar, mirëpo kjo nuk i mjaftoi pushtetit, iu desh që në krye të këtij institucioni ta kenë njeriun e vetë të cilin e emëruan UD por ky i fundit pas shkeljeve të shumta dhe presionit të madh për të bërë shkelje të cilat i kishte pranuar edhe vetë publikisht, u shkarkua sepse nuk lejoi të bëhet më tej vegël e pushtetarëve.
Pas dajës, “kryetari” nuk u mjaftua, por UD në QKMF e solli kushëririn e tij Bashkim Nurën, edhe këtë jashtëligjshëm sepse nuk e ka të përfunduar specializimin dhe kjo bie ndesh me statutin e QKMF-së.

Por, ngutia e plotësimit të vendit të punës së zv. Drejtorit të QKMF-së në Skënderaj është e pakuptimtë kur ende nuk e kanë zgjedhur Drejtorin, ndërsa lënda për zv. Drejtor ende vazhdon të jetë në gjykatë.

Me hapjen e konkursit për zv. drejtor të QKMF-së “kryetari” po dëshiron ta rehatoj dhëndrrin e “nënkryetarit” z. Ferat Kabashin i cili për 15 vite me rresht ishte zv. Drejtor.

Ndoshta e gjithë kjo po bëhet për të përfituar në kohë për ta pritur kushëririn e Fadil Nurës derisa të specializojë, i cili aktualisht është ushtrues detyre i drejtorit në QKMF.

Ndërsa, po ashtu, kjo qeverisje “transparente”, pjesë të bordit të drejtorëve e ka znj. Gentiana Zeqiri- përfaqësuese e OJQ-së KDI për Skënderaj dhe ish kandidatin për asamble komunale nga radhët e PDK-së Bali Osmanin të cilët votuan pro shkarkimit të Drejtorit Ekzekutiv të NPL Eko Natyra z. Arben Veliu, ku pas kësaj shkelje u ndëshkua bordi i drejtorëve të NPL Eko Natyra nga inspektorati i punës dhe e vërtetoi që veprimet e marra janë në kundërshtim me ligjin.
Si ka mundësi që pas gjithë këtyre shkeljeve në Ndermarrjen komunale “Eko Natyra”, KDI ta vlerësojë komunën për menaxhim të mirë të Ndërmarrjeve komunale me 8.75 nga 10 pikët maksimale edhepse vet anëtarja e kësaj OJQ-je është anëtare e bordit të drejtorëve në ndërmarrje.

Sa i përket prokurimit publik është absurditet i madh se si kjo qeverisje vlerësohet me maksimumin e pikëve kur në krye të prokurimit publik në komunën e Skënderajt e sollën njeriun nga rruga, ish shefin e prokurimit publik z. Haxhi Bejtën i cili kohë më parë ishte i shkarkuar për shkelje dhe mosrespektim të detyrës zyrtare dhe nuk kishte asnjë marrdhënie kontraktuale me komunën dhe gjithashtu lënda për Haxhi Bejtën gjendet në Prokurorinë e shtetit dërguar nga asambleistet e listës IDEAL por prokuroria tash e një vit ende nuk ka ndërmarrur asnjë hap.

Më poshtë i gjeni të bashkangjitur dokumentet të cilat i vërtetojnë shkeljet e kësaj qeverisje jo transparente.

Me respekt,
N.L

P.s
Ditët në vijim do t’i publikojm shkeljet tjera!