KryesoreLajme

Menduan se kanë hyrë hajnat në shtëpi, pesë vëllezër gjuajnë me armë zjarri njëri – tjetrin

Pesë vëllezër në Prishtinë mbrëmë kanë shtënë me armë me zjarri ndaj njëri – tjetrit, duke menduar se në shtëpinë e tyre kishin hyrë persona të panjohur.

Ata u arrestuan nga Policia.

“Lagja Përroi i Njelmët, rr. Okarina, Prishtinë 20.05.2023-21:10. Pas disa të shtënave me armë zjarri janë arrestuar pesë (5) të dyshuar meshkuj kosovarë (familjarë-vëllezër) nën dyshimin se te shtëpia e tyre person-a të panjohur kishin tentuar të kryej vjedhje me çka dhe kanë filluar të shtënë me armë zjarri ndërmjet njëri tjetrit, por pa ndonjë pasoj, ndërkohë gjatë intervenimit njësiteve policore për reagim të shpejtë (NJRSH) dhe në rroba civile, këtyre të fundit të shtënat e armëve ju kanë vishkulluar në drejtim të tyre, por pa pasoja”, thuhet në njoftim.

Polica ka njoftuar se në vendin e ngjarjes janë konfiskuar: Dy AK-47, një pushko-mitraloz, 71 copë fishekë, ndërkohë me vendim të prokurorit janë kontrolluar shtëpitë e tyre dhe pas intervistimit të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt.