Doli nga kamioni pa e frenuar, goditet për vdekje shoferi
Një aksident me fatalitet ka ndodhur sot në hyrje-dalje të autostradës në Lipjan.
Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi, ka konfirmuar se një person është goditur për vdekje nga një kamion.
Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura ka dalë nga kamioni.
“Nga atje raportohet se në aksident është përfshirë një kamion. Dyshohet se drejtuesi i kamionit për shkaqe të panjohura (mund të jetë ndonjë defekt në kamion), ka dalë nga kamioni. Dyshohet se kamioni nuk është siguruar, ndalur (frenur) mirë dhe për pasojë ka lëvizur duke aksidentuar drejtuesin e kamionit i cili ka marrë lëndime të rënda. Ekipi mjekësor ka konstatuar se personi i aksidentuar është pa shenja jete”, tha Krasniqi.