Lajme

Aksident tragjik, vdes një grua e lëndohen të tjerë

Një 71 vjeçare ka vdekur si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur sot në rrugën Gjakovë-Prizren, më saktësisht fshatin Fshaj.

Përveç saj, lëndime kanë pësuar edhe tre persona tjerë.

Rastin për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Sheremet Elezaj teksa shtoi se aksidenti ka ndodhur mes një veture e një kamioni.

“Rreth orës 13:15 ka ndodhur aksident trafiku në fshatin Fshaj-Gjakovë (rruga Gjakovë-Prizren). Të përfshirë në aksident kanë qenë një veturë dhe një kamion ku për pasojë përveç dëmeve materiale, katër persona kanë pësuar lëndime trupore, njeri nga të cilët (viktima femër, rreth 71 vjeçare) ka ndërruar jetë“, tha Elezaj.

Vdekjen e të moshuarës e ka konstatuar personeli mjekësor në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Rasti është duke u trajtuar nga Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, tha ai.