Lajme

Ky është i arrestuari që u kap në Prishtinë me drogë në vlerë të 57 mijë eurove

Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë zhvilloi dje një aksion në Prishtinë që ka rezultuar me arrestimin e një personi të dyshuar dhe sekuestrimin e një sasie të drogës, që kap vlerën e rreth 57 mijë eurove në tregun vendor. I dyshuari është arrestuar në rrugën UÇK, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se i dyshuari që u arrestua gjatë këtij aksioni është Burim Sadiku, 41-vjeçar.

I dyshuari, u ndalua teksa ishte në lëvizje me një automjet të tipit Audi me targa të RKS-së, ku pas kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar shtatë (7) paketime të vogla me peshë rreth (4) gram (e dyshuar si substancë narkotike e llojit kokainë).

Lidhur me rastin, në konsultim me prokurorin kujdestar të Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Antidroga ka realizuar një operacion kontrolli edhe në shtëpinë dhe banesën e personit të dyshuar në Prishtinë.

Gjatë bastisjes të kontrollit në banesën e të dyshuarit të lartcekur janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale:

Substanca narkotike e dyshuar se është kokainë, e ndarë në disa pjesë, me peshë të përbashkët rreth (570) gram, me vlerë tregu vendor rreth (57,000) Euro.
Tri (3) peshore digjitale,
Njëmijë (1000) Euro, para kesh,
18 Dollar amerikan,
160 Franga zvicerane,
20 Funta angleze,
20 dinar serb,
Dy (2) telefona dhe
Një (1) Automjet e tipit Audi.