E tmerrshme: 16-vjeçari dhunon një 5-vjeçar
Në Ferizaj dje një 16-vjeçar mashkull ka dhunuar një 5-vjeçar. Për shkak të ndjeshmërisë së rastit policia nuk ka dhënë shumë detaje vetëm se kanë treguar që I dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë. Në ndërkohë, muajve të fundit një numër i madh i raportimeve në këtë qytet kanë qenë për dhunë në familje, kryesisht në baza gjinore
Një 5-vjeçar besohet që është dhunuar sekualisht, nga një i mitur tjetër i moshës 16 vjecare.
Sipas raportimeve i dyshuari kishte edhe probleme psikike.
Ky rast që ka tmerruar qytetin e Ferizaj, është duke u hetuar nga Prokuroria e këtij qyteti, të cilat kanë marrë masa të menjëhershme.
I dyshuari me vendim të Prokurorit të Shtetit, është ndaluar në kohëzgjatje prej 48 orësh për veprën penale në fjalë dhe ndaj tij, brenda afatit ligjor, Prokuroria Themelore në Ferizaj, do të parashtrojë kërkesë për caktimin e paraburgimit në Institutin e Forenzikës Psikiatrike”, kanë thënë nga Prokuroria Themelore në Ferizaj.
Por, në qytetin e Ferizaj jo vetëm 24 orëve të fundit, mirëpo në vazhdimësi ka raportime të dhunës e në vecanti dhunës në familje.
“Policia rajonale në Ferizaj brenda 24 orëve ka prannuar dy raste të ndara të dhunës në familje. Në të dy rastet viktimat janë femra e të dyshuarit pos që kanë shkaktuar dhunë në familje, ata kanë shkaktuar edhe lëndime trupore për cka kanë marr trajtime në Qendren emergjente në Ferizaj ndërsa të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë”, ka thënë Kanun Veseli, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt.
Hiç më mirë nuk ishte as muaji prill me të tilla raportime.
“Javën që lamë pas në Ferizaj janë raportuar shtatë raste të dhunës në familje. Dy raste në Shtime dhe të tjerat në Ferizaj për çka janë arrestuar katër përsona. Ndërsa muajin që lamë pas, në muajin prill janë raportuar 20 raste të dhunës në familje”, ka thënë Veseli.
Zërin për kritika që këto raste të trajtohen me prioritet e kanëq ngritur shoqëria civile që operojnë në Ferizaj.
“Shteti duhet të jetë sa më afër viktimave, në momentin kur është afër tyre ka me i dëgju të gjitha rastet me detaje dhe merren me seriozitet rastet kanë me u zgjedh problemet”, ka deklaruar Aolta Bajrami nga Shoqëri Civile, Ferizaj.
Në ndërkohë, vetëm gjatë vitit 2023 në qytetin e Ferizajt janë raportuar 80 raste të dhunës në familje. Ndëkorhë misioni i OSBE-së në Kosovë ka lansuar Udhëzuesin për mekanizmat koordinues komunal kundër dhunës në familje të cilin pritet ta publikojnë këtë të mërkurë. /Dukagjini/