Ky është kallashnikovi me të cilën gjuajtën sot në Prishtinë (FOTO)
Fakton.info raportoi pak më parë për gjuajtjen e armë zjarri në lagjen “Gazmend Zajmi” në Prishtinë. Nga Policia e Kosovës deklaruan se nuk ka persona të lënduar ndërsa katër persona janë shoqëruar në stacion policor.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha për Sinjalin se kanë arritur ta gjejnë dhe ta sekuestrojnë një armë automatike e tipit AK-47 të cilën njëri nga të dyshuarit e ka hedhë në mbeturina.
Ahmeti shtoi se deri tani në stacion policor janë shoqëruar katër persona të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë.
Ndërsa, hetuesit policor në koordinim me Prokurorin e Shtetit janë duke i zhvilluar hetimet për zbardhjen e rastit.