Lajme

E rëndë: Ky është burri që u gjet i vdekur nga FSK-ja, ishte zhdukur që 10 ditë

Është gjetur nga Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së trupi i pajetë i personit të zhdukur tash e disa ditë, Naser Osmani.

Sipas njoftimit të tyre, u bë e ditur se sot pas kërkimeve intensive ekipet e Kërkim Shpëtimit Ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e tij në zonën në afërsi të lumit Llap në fshatin, Lupq i Poshtëm i komunës së Podujevës.

“Pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës. Gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qenë një numër i madh i vullnetarëve”, thuhet në njoftimin e tyre.

Njoftimi i plotë:

Ekipet e Kërkim Shpëtimit të FSK-së, gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur

Pas marrjes së njoftimit nga Qendra e Situatave të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për një person të zhdukur, Forca e Sigurisë së Kosovës ka marrë të gjitha masat, duke angazhuar ekipet e Kërkim Shpëtimit malor, ujor dhe K9 të Gardës Kombëtare, të cilat kanë punuar në koordinim me Policinë e Kosovës, gjithashtu të angazhuar në këtë operacion kërkimi kanë qen një numër i madh i vullnetarëve.

Pas kërkimeve intensive sot ekipet e Kërkim Shpëtimit ujorë të FSK-së, kanë arritur të gjejnë trupin e pajetë të personit të zhdukur me inicialet N.O, në zonën në afërsi të lumit llap në fshatin Lupq i poshtëm i komunës së Podujevës.

Pas evakuimit të viktimës trupi i pajetë është dorëzuar Mjekësisë Ligjore dhe Policisë së Kosovës për procedurat e mëtejme.