KryesoreLajme

Kush kë e preu në besë, sipas Vuçiqit? (VIDEO)

Gazetari Idro Seferi ka thënë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq mendon se u pre në besë nga ndërkombëtarët, që i kishin premtuar se nëse do të arrihej marrëveshja për letërnjoftimet, atëherë edhe Kurti do ta shtynte cështjen e targave për një vit.

“Presidenti Vuçiq thotë se e kanë prerë në besë në njëfarë forme ndërkombëtarët, që i kanë premtuar që gjatë verës nëse do të arrinte marrëveshjen për letërnjoftimet, ai do të merrte edhe një përgjigje pozitive nga Kurti për ta shtyrë edhe për një vit zbatimin e çështjes së targave, por, sipas tij, kjo nuk ka ndodhur më pas”, ka thënë Seferi në Info Magazinë.

Sipas tij, Vuçiqi në dy intervista ka thënë se është munduar t’i bindë serbët në vazhdimësi që të mos dalin nga institucionet dhe të mos ketë incidente dhe këtë e ka arritur të paktën 20 herë, “por gjatë verës i është thënë që kjo do të jetë hera e fundit dhe, sipas tij, është arritur maksimumi dhe serbët kanë dashur vetë që të dalin nga institucionet e Kosovës”.

Seferi tha se Vuçiq e ka akuzuar Kurtin dhe politikën në Kosovë duke thënë që ata e kanë idenë që të mos arrihet asnjë lloj marrëveshjeje.

“Natyrisht këtu është bashkuar edhe Ivica Daçiq, që ka thënë se Kosova është duke bërë një plan të aplikojë për anëtarësim në Bashkimin Evropian në dhjetor dhe është duke u munduar ta shfaqë veten si viktimë karshi serbëve”, ka shtuar ai.

Ai foli edhe për protestën e së dielës në veri të Kosovës, ku tha se ajo ishte raportuar në vazhdimësi dhe serbët e konsideruan si paqësore, duke shprehur pakënaqësinë e tyre kundër imponimeve që po vijnë nga Kosova pa një marrëveshje.

“Vuçiq u ka thënë serbëve sot që duhet të dinë se e kanë mbështetjen e Serbisë dhe mbështetje financiare për ata që kanë braktisur institucionet dhe se Serbia do të jetë gjithmonë afër serbëve të veriut”.