Dhunohet seksualisht një 21-vjeçare, babai i vajzës lajmëron Policinë
Ngacmimet, sulmet dhe dhuna seksuale ndaj vajzave dhe grave në Kosovë është shndërruar në fenomen shqetësues, pasi që pothuajse çdo ditë raportohen raste të tilla.
Një rast i tillë dyshohet të ketë ndodhur së fundi në rrugën ‘Ukshin Kovaçica’ në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rasti është raportuar pas një denoncimi për një konflikt familjar.
Babai i viktimës ka denoncuar rastin, ku ka deklaruar se vajza e tij 21-vjeçare është keqtrajtuar seksualisht nga i dyshuari L.S., 46-vjeçar.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është shoqëruar në stacion policor ku është intervistuar lidhur me rastin, si dhe në kuadër të veprimeve hetimore, është marrë edhe dëshmia e viktimës.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të hetohet në liri për veprën penale ‘Dhunim’.