Lajme

Ngjarja e dhimbshme për familjen Kadriaj, ky është zyrtari policor që humbi djalin sot tragjikisht në Suharekë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në familjen Kadriaj në rrugën “Brigada 123” në Suharekë, ku një i ri humbi jetën tragjikisht pasi dyshohet se qëlloi veten me armën e prindit të tij, i cili është zyrtar policor. Ky rast ka tronditur gjithë familjen dhe të afërmit e tyre, kur morën lajmin për vdekjen e Erlisit, raporton Gazeta Sinjali.

Vdekjen e të riut e ka konstatuar ekipi mjekësor në Spitalin e Prizrenit, ku viktima u dërgua fillimisht në gjendje të rëndë, por që fatkeqësisht nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve të rënda që mori nga arma e zjarrit.

Kjo tragjedi e ka pikëlluar jashtëzakonisht shumë edhe policin Sedat Kadriaj, i cili humbi të birin, në lule të rinisë.

Lajmin për këtë rast e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Vesel Gashi, i cili ka thënë se i riu e ka qëlluar gabimisht veten në kokë.

“Me datë 11.05.2023, rreth orës 13:13, është raportuar në polici se në Suharekë, në Rr.” Brigada 123’, në banesën e tij në ndërtesën e “Euro Ing ” është gjetur një person me lëndime në kokë të shkaktuara nga përdorimi i armës se zjarrit. Dyshohet se viktima e rastit E.K. (2004),ne banesen e tij, gjatë manipulimit me armë zjarri, e njëjta i ka shkrepur dhe për pasoje i janë shkaktuar lëndime trupore të natyrës së rëndë. Dyshohet se arma e zjarrit i përket zyrtarit policor te PK-se (Prindi i viktimës ), i cili gjendej jashtë detyrës zyrtare”, ka thënë Gashi.