Gjendet pa shenja jete një burrë në Prishtinë
Dje një grua ka raportuar se e ka vërejtur një burrë pa shenja jete.
Në vendin e ngjarjes ka dalë ekipi i emergjencës dhe mjeku kompetent ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete.
Njoftimi i plotë:
“TRUP I PAJETË & HETIM MBI VDEKJEN, Prishtinë 09.05.2023 – 03:46. Ankuesja femer kosovare ka raportuar se e ka vërejtur viktimën mashkull kosovar pa shenja jete, në vendngjarje kanë dalur ekipi i emergjencës me ç’rast mjeku kompetent e ka konstatuar se trupi i viktimës është pa shenja jete, me urdhër të prokurorit të shtetit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Rasti mbetet te hetohet.”