Lajme

Vetaksident i tmerrshëm, vetura përfundon në oborrin e një shtëpie (PAMJE)

Numri i madh i aksidenteve në trafik po vazhdon të jetë shqetësues. Çdo ditë raportohet për aksidente të shumta në komunikacion dhe në të shumtën e rasteve shkaktohen si pasojë e pakujdesisë së shoferëve gjatë vozitjes, duke rrezikuar kështu jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në trafik.

Një vetaksident i rëndë ka ndodhur sot në Zhur të Prizrenit, ku një veturë dyshohet se ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rrugës.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale, vetura ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.