Publikohet videoja e grabitjes me kallasha në EXFIS në Komoran, hajnat e “shashtrisin” punëtorin
Pompat e derivateve jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijon pasiguri dhe frikë si për qytetarët ashtu edhe për punëtorët që punojnë në këto biznese.
Një rast i tillë ka ndodhur korrikun e këtij viti, ku dy hajna të armatosur rëndwëu futën në pompën Exfis.
Sinjali mëson se hajnat e maskuar dhe të armatosur kanë arritur t’i plaçkitin rreth 13 mijë euro nga kjo pompë dhe më pas janë larguar në një drejtim të panjohur.
Siç shihet nga pamjet e publikuara nga Sinjali, grabitja u krye nën kërcënimin e një kallashnikovi, armë kjo të cilën e mbanin të dyshuarit.
Policia tashmë është njoftuar për rastin pas denoncimit të punëtorit që u përballë me hajnat dhe kanë nisur kërkimet për t’i identifikuar dhe kapur personat e dyshuar.