Lajme

Konflikt familjar në Mitrovicë: Nipi sulmon fizikisht xhaxhain – policia i shkojnë në shtëpi

Konfliktet mes të familjarëve në vendin tonë janë goxha të shpeshta dhe përcillen me kanosje serioze e përleshje që eskalojnë edhe në rrahje brutale. Problemet për të cilat nuk arrijnë të merren vesh i shtyjnë ata t’i qërojnë vet hesapet, duke u futur kështu në sherr edhe në Polici, raporton Gazeta Sinjali.

Një konflikt familjar ka ndodhur dje edhe në Mitrovicën e Veriut, ku janë përfshirë një person dhe nipi i tij.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se pas një mosmarrëveshjeje lidhur me disa dokumente, nipi dyshohet se kishte sulmuar fizikisht xhaxhain e tij.

Ky i fundit ka kërkuar ndihmën e Policisë e po ashtu ka marrë edhe ndihmë mjekësore.

28-vjeçari është intervistuar në cilësinë e të dyshuarit dhe me urdhër të prokurorit ai do të hetohet në liri për veprat penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ dhe ‘Kanosje’.