Kryesore

Çmimet e naftës në Kosovë bie si ka qenë para 5 viteve

Çmimet e naftës në Kosovë, kanë rënë në nivelin e para pesë viteve. Kështu ka treguar kryetari i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, Fadil Berjani.

Ai u shpreh se tashmë ky sektor është drejt normalizimit, duke shtuar se ka rënie të çmimit të derivateve për 0.80 cent.

“Nuk mund të dimë për çmimet për ditët në vijim, por çmimet janë në rënie. Trendi është drejt normalitetit. Çmimi real i derivateve për kushtet dhe standardin e qytetarëve tanë do të ishte që Dizelli të jetë 1 € deri në 1.15 cent. Po ashtu edhe Benzina. Këto çmime i kemi pasur edhe para 5 viteve. Kemi rënie të derivateve për 0.80 cent. Tashmë Dizelli është 1.23 cent kurse Benzina 1.31″, tha ai.

Siç thotë Berjani, pas lirimit të naftës tani duhet të lirohen edhe çmimet nëpër markete.

“Nafta është liruar, tani edhe marketet duhet t’i ulin çmimet dhe te gjithë duhet të reflektojnë në shportën e qytetarit që të jetë më e lirë. Çmimet e derivateve janë të larta për standardin e qytetarëve tanë por ata janë duke u sherby me çmime më të lira në regjion perveç Maqedonisë Veriore e cila e ka Dizelin më te ulët se ne për 0.10 cent, arsyeja sepse ka akcizën më të ulët për 0.20 cent. Ndërsa Benzina atje është më e lartë”, u shpreh Berjani.

Berjani tregoi edhe çmimet momentale të derivateve në regjion:

Kosovë

Dizelli 1.23 €/ lit

Benzina 1.30 €/lit

Shqipëri

Dizel 1.59 €/lit

Benzina 1.60 €/

Serbi

Dizell 1.57 €/Lit

Benzin 1.59 €/lit

Mali i Zi

Dizel 1.41 €/lit

Benzina 1.58 €/lit

Bosnje

Dizel 1.27 €/lit

Benzina 1.27 €/lit

Maqedonia Veriore

Dizel 1.15 €/lit

Benzina 1.31 €/lit

Sllovenia

Dizelli 1.56 cent

Benzina 1.55 cent

Kroacia

Dizelli 1.57 cent

Benzina 1.58 cent