KryesoreLajme

Aksident i rëndë në Gjermani, vdes mërgimtari nga Drenica

Në ditën e djeshme ka ndodhur një aksident i rëndë në Gjermani, shkruan portali rajoni.org.

Si pasojë e këtij aksidenti ka mbetur i vdekur Mursel Duraku, 59 vjeçar nga fshati Abri e Poshtmë e komunës se Skenderajt.

Lajmin e kanë bërë të ditur familjarë nëpërmjet rrjeteve sociale.

Duraku jetonte bashkë me familjen në shtetin gjerman.