KryesoreLajme

Qentë endacakë sulmojnë një 5-vjeçar, fëmija dërgohet në gjendje të rëndë në QKUK

Sulmet e qenve endacakë jo vetëm në Prishtinë por edhe në qytete tjera janë në rritje. Shumë herë qytetarët e kanë pësuar keq nga këto sulme, e në shumë raste viktima kanë qenë edhe fëmijët, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i rëndë ka ndodhur mbrëmë në fshatin Milloshevë, ku disa qen endacakë kanë sulmuar një fëmijë 5-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë bërë me dije se fëmija është dërguar atje në gjendje të rëndë nga kafshimet që i janë bërë.

Gjendja e tij shëndetësore vazhdon të mbetet e rëndë dhe i njëjti i është nënshtruar intervenimeve kirurgjike. Si pasojë e sulmit, ai ka marrë lëndime nga kafshimet në kokë, fyt, vesh e pjesë të tjera të trupit.

Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë marrë informacionet se fëmija është sulmuar në rrugën para dyerve të shtëpisë së tij.