Lajme

Pronari i një restauranti që i iku punëtori për në kurbet: Pagat nuk janë të vogla

Ditar Hoti, pronar i një restauranti në Kosovë ka folur për Lajmi.net, për punëtorët që po e lëshojnë vendin dhe se sa ka pasur ndikim në biznesin e tij.

Hoti ka thënë së nga biznesi i tij kanë ikur 3-4 punëtorë, po ashtu ai ka thënë se i kanë pritur dhe përcjellur shumë mirë ata.

Kanë ikur 3-4 punëtorë nga biznesi im që 6 vite, dhe ne sigurisht i kemi pritur dhe përcjellur mirë, edhe pse ne nuk kemi qef që kjo të ndodh, si për neve ashtu edhe për vendin”, tha Hoti.

“Shteti duhet të bëjë më shumë, por edhe ne duhet të bëjmë për shtetin. Pagat nuk janë të vogla, janë paga mesatare sin ë rajonet tjera”, ka thënë Hoti.