Vrasja në Malishevë: Nipi dyshohet se privoi nga jeta xhaxhain e tij, kishte ardhur para pak ditësh nga Anglia
Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Kijevë të Malishevës, ku një person ka mbetur i vrarë.
Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se motivi i vrasjes dyshohet të lidhet me një pronë, teksa i dyshuari është nipi i viktimës.
Sinjali mëson se i dyshuari jetonte në Angli dhe para pak ditësh ka ardhur në vendlindje.
Sinjalizuesit nga vendi i ngjarjes kanë dhënë detaje për Sinjalin, duke thënë se trupi i viktimës është ende në oborrin e familjes Berisha, ku ndodhen shtëpitë e të dyshuarit dhe viktimëës.