Lajme

Gjendet në kanalin e Ibër-Lepencit trupi i pajetë i 63-vjeçarit, ishte zhdukur që dy ditë

Një 50-vjeçar i nacionalitetit serb, i cili u zhduk të premten në afërsi të Zubin Potokut, sot është gjetur pa shenja jete në një kanal ku po kërkohet që nga dje, ka konfirmuar Policia e Kosovës.

Zhdukja e të moshuarit me inicialet P.R u raportua dje në orët e para të mëngjesit nga vëllai i tij.

63-vjeçari dyshohet se ka rënë në kanalin e Ibrit në Zubin Potok, zhytësit dhe Policia në kërkim
Prej asaj kohe deri në orën 17:00 policia dhe zjarrfikësit kanë kontrolluar kanalin Ibër-Lepenc, i cili ndodhet rreth 100 metra larg shtëpisë së të ndjerit.

Kërkimet e djeshme rezultuan të pasuksesshme, ndaj vazhduan edhe sot.

Zhytësit e Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës kanë arritur ta gjejnë një trup në rrezen e kërkimit prej 1 km, i cili, siç konfirmohet, është gjetur pa shenja jete.

Zëvendëskomandanti i Policisë rajonale të veriut, Veton Elshani, ka treguar se për momentin supozohet se ka qenë aksident, por se do të përcaktohet ende.