Lajme

E tmerrshme: Momenti i vrasjes së Ardian Nikulajt në Shëngjin, i dyshuari e ekzekutoi për 13 sekonda

Dalin pamjet e vrasjes së biznesmenit në Shëngjin. Në videon e siguruar nga Gazeta Sinjali shihet momenti kur autori qetësisht futet në lokal.

Biznesmeni Nikulaj duket i ulur në tavolinë, teksa ka qenë duke përdorur telefonin e tij. Në atë moment hyn autori, afrohet drejt tij dhe pasi fut dorën xhepin e përparmë nxjerr armën dhe qëllon drejt biznesmenit Nikulaj shtatë herë.

Si ndodhi ngjarja:

Vrasja ndodhi me 19 prill rreth orës 13:30 në lokalin e biznesmenit Ardian Mulaj. Autori ka qenë i veshur me uniform shërbimi ngjyrë blu dhe jelek të verdhë fosforeshent.