Lajme

Policia jep detaje për aksidentin në rrugën Mitrovicë -Leposaviq

Një aksident trafiku mes një kamioni e veture me targa serbe ka ndodhur sonte në Rudarë përkatësisht rrugën Mitrovicë -Leposaviq.

Këtë për Insajderin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Baki Kelani.

“Njësitë policore menjëherë kanë dalur në vendin e ngjarjes, ku bazuar në informacionet e para dyshohet se në aksident janë përfshirë një kamion dhe një veturë, me tabela të Serbisë”, konfirmoi ai.

Për momentin Kelani nuk ka dhënë detaje mbi gjendjen shëndetësore të vozitëseve se janë duke pritur përgjigje nga mjekët.

“Lidhur me gjendjen shëndetësore të drejtuesve të mjeteve, pritet konfirmimi nga mjekët kompetent”,

Njësitet policore janë duke u marrë me rastin.