Lajme

Lajm i hidhur: Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërron jetë infermierja 33-vjeçare

Lajm i hidhur për bluzat e bardha, pasi ka ndërruar jetë në moshë 33-vjeçare infermierja Valdete Gjon Dodaj.

Lajmin e hidhur e ka bërë me dije Urdhri i Infermierit të Shqipërisë, ku shkruan se Dodaj vuante nga një sëmundje e rëndë, betejë të cilën nuk ka arritur të fitojë.


Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Infermierisë, Shkodër dhe ushtroi profesionin e saj si Infermiere pranë ZKM, Tiranë.

“U shkëput nga zinxhiri infemieror kolegia jonë e dashur Valdete Gjon Dodaj , 33 vjeçe e cila prej kohësh vuante nga një sëmundje e rëndë.

Valdetja lindi në Pukë, përfundoi studimet e larta pranë Fakultetit të Infermierisë, Shkodër dhe ushtroi profesionin e saj si Infermiere pranë ZKM, Tiranë.

Urdhri i Infermierit të Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta familjarëve,miqëve, kolegëve dhe gjithë të dashurve të saj për këtë humbje të pazëvendësueshme.

Qoftë i paharruar kujtimi i saj!🙏🙏🕊🕊” shkruan Urdhri i Infermierit të Shqipërisë