E dhimbshme: Ky është burri që u gjet i vdekur sot tek Liqeni i Badovcit
Të mërkurën një 77 vjeçar është gjetur i vdekur në Liqenin e Badovcit. Paparaci ka mësuar se bëhet fjalë për Gafurr Gashin.
Këtë e ka konfirmuar djali i tij Drilon Gashi, në një bisedë telefonike me Paparacin të mërkurën.
Ekipi Mjekësor i Emergjencës pas marrjes së informatës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes ku kanë hasur në trupin e viktimës dhe pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar vdekjen e të moshuarit.
Po ashtu atje kanë dalë edhe njësitë policore, të cilët kanë kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.
Ai u gjet i vdekur sot rreth orës 11:30 nga nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit.
Gafurr Gashi nga familjarët u raportua i zhdukur prej datës 17 prill në stacionin e Lipjanit.