Gjendet i vdekur një burrë në liqenin e Badovcit
G.G., nga Lipjani, i raportuar i zhdukur me datën 17 prill, është gjetur sot i vdekur në liqenin e Badovcit.
Ekipi i kërkimit është përbërë nga njësitë e policisë e FSK-së.
Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Flora Ahmeti, zëdhënëse në polici për Rajonin e Prishtinës.
“Sot rreth orës 11:30, nga ekipi i kërkimit i përbërë nga njësite policore dhe të FSK-së, në liqenin e Badovcit është gjetur një trup i pajetë. Ekipi mjekësor në vendngjarje ka konstatuar vdekjen e viktimës. Bazuar në të dhënat fillestare dyshohet se bëhet fjalë për personin mashkull G.G, i cili nga familjarët është raportuar i zhdukur më datën 17 prill 2023, në stacionin e Lipjanit”.