Lajme

Bubullima e reshje shiu, parashikimi i motit për 5 ditët e ardhshme

Javë me mot jostabil, kryesisht vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe, të shoqëruara edhe me bubullimë. Më shumë intervale me diell të enjten dhe të premten, parashikon “Prishtina Weather”.16.04.2023 – Mot i paqëndrueshëm po paraqitet në javën e tretë të muajit prill.

Vransirat do të jenë më dominuese, sidomos në fillim të javës. Që nga e hëna në mëngjes të reshura shiu kohëpaskohe shfaqen përgjatë ditëve vijuese. Orëve të pasdites edhe në formë rrebeshesh që shoqërohen edhe me bubullimë. Ditën e enjte dhe të premte, do të mbajë mot më i ndryshueshëm, ku do të ketë edhe intervale me diell.

Indeksi i cilësisë së ajrit do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme. Vetëm në kushte qetësie orëve të mbrëmjes ndotësit ajror mund të shënojnë rritje të koncentrimeve e vlerat e çastit të kalojnë në të dobëta apo pashëndetshme, sikurse ditën e martë.

Datat:
17.04 – Kryesisht vranët dhe me të reshura shiu kohëpaskohe që nga orët e mëngjesit.18.04 – Vransira dhe të reshura shiu kohëpaskohe. Pasdite të shoqëruara edhe me bubullimë.

19.04 – Vransira e intervale me diell. Nga mëngjesi me mundësi për reshje lokale shiu të shoqëruara edhe me bubullimë.20.04 – Intervale me diell e vransira. Pasdite me mundësi për ndonjë rrebesh të shkurtë shiu e bubullimë.
21.04 – Intervale më të gjata me diell. Pasdite mundësi për ndonjë rigë lokale shiu.Temperaturat përcjellin vlerat mesatare për këtë periudhë kohore. Minimalet luhaten ndërmjet 5C e 8C, e maksimalet prej 12C deri 16C.
Erërat frynë e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu verior 2-9m/s.Shtypja atmosferike pas rënies në fundjavë, gradualisht në rritje përreth vlerave normale.