Detaje tronditëse nga vrasja në Pejë: Djali ia këputi kokën më thikë nënës së tij, më pas ia piu gjakun
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në një familje në Pejë, ku një djalë dyshohet se ka vrarë nënën e tij, mëson Gazeta Sinjali.
Sipas burimeve të Sinjalit nga Prokuroria, mësohet se djali ka privuar nga jeta nënën e tij në lagjen Kapeshnicë të Pejës.
Lajmin për Sinjalin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Driton Rugova.
“Sot rreth orës 16:00 policia ka marrë një informacion në rrugën “Mbreti Zog” në Pejë, me të arritur në vendin e ngjarjes kemi parë është se bëhet fjalë për vrasje të rëndë teksa vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi kujdestar”, tha Rugova.
Mes tjera, Rugova bëri të ditur se i dyshuari është arrestuar nga Policia.