U tha se u arrestua në Turqi, çfarë ndodhi me çanten e Valdrin Sahitit që harroi në aeroplan
Që nga dita e djeshme është raportuar se disenjatori i njohur shqiptar, Valdrin Sahiti u arrestua në Turqi për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Mirëpo avokati i disenjatorit Sahiti, Besnik Berisha, tha për Gazetën Insajderi se nuk është e vërtetë.
Avokati Berisha tha se klienti i tij Valdrin Sahiti ka pasur vetëm një keqkuptim me çantën të cilën e kishte harruar në aeroplan.
“Nuk është e vërtetë që ai është arrestuar. E vërteta është se ai është intervistuar për qantën të cilën e kishte harruar në aeroplan dhe është sqaruar me autoritetet turke dhe nuk ka asnjë çështje të ngritur kundër tij në shtetin e Turqisë dhe aq më pak për posedim të paautorizuar të substancave narkotike siç është raportuar”, tha Berisha.
Tutje ai tregoi se Sahiti ka vazhduar pastaj për Dubai.
“Pastaj ai ka vazhduar për Dubai”, përfundoi Berisha.