Lajme

Arrestohet 26 vjeçari, policia ia gjeti 7 kilogram drogë në banesë

Policia e Kosovës ka arrestuar dje një person
pasi në banesën e tij në Prishtinë ju gjetën dhe konfiskuan lëndë narkotike.

“Dje, më 12.04.2023, në prezencë të dëshmitarëve, është kontrolluar një banesë në një lagje të Prishtinës dhe gjatë kontrollit janë gjetur dhe janë konfiskuar si prova materiale:

një kavanoz i mbushur me substancë dyshohet me marihuanë me peshë 1 kg e 493.6 gr,

një qese me substancë që dyshohet të jetë e llojit kokainë me peshë 10.5 gr,

8 qese dhe një kavanoz me kërpudha, dyshohet të jenë narkotikë me peshë 1 kg e 235 gr,

2 qese të mbushura me substancë, dyshohet të jetë heroinë me peshë 755.3 gr,

një sasi pilula, dyshohet të jenë ekstazi me peshë 755.3 gr. dhe dëshmi tjera relevante për rastin”, thuhet në njoftim.

I dyshuari me inicialet L.M., 26 vjeçar pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë, si dhe është iniciuar rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge’./Arbresh.info/