Lajme

Hoxhë Mazllami bën be për personat që sulmuan Sylën: Vallahi s’i kam dëgjuar këta emra

Hoxhë Mazllam Mazllami ka thënë se nuk i njeh personat të cilët dyshohen se e kanë sulmuar gazetarin Valon Syla. Të dyshuarit janë arrestuar dhe tashmë ndodhen nën masën e ndalimit policor, raporton Gazeta Sinjali.

Të dyshuarit Lum Dervishi, Kenan Hasani dhe Okan Hasani që po dyshohen për kryerjen e veprës penale “Nxitje e përçarjes dhe mos durimit”, hoxha tha se nuk i njeh.

“Vallahi as s’i kam njohur as s’i kam dëgjuar këta emra”, ka thënë ai.

Lajmin për arrestimin e tyre e ka bërë të ditur ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla.

Ndërsa më pas, Policia e Kosovës dhe Prokuroria Speciale e Kosovës kanë lëshuar një komunikatë të përbashkët për tre të arrestuarit që dyshohen për sulm ndaj gazetarit Valon Syla.

Në këtë komunikatë thuhet se arrestimi i tre të dyshuarve është arritur pas një punë intensive të Policisë së Kosovës përkatësisht Drejtorisë Kundër Terrorizimit.