Hoxhë Mazllami flet për rrahjen e Valon Sylës: Është haram
Sulmi ndaj gazetarit Valon Syla, ka shkaktuar reagime të shumta në vend.
Deri sa rastin në fjalë e kanë denuar politikanë, gazetarë, aktivisitë të shoqërisë civile, hoxha nga Prizreni, Mazllam Mazllami ka thënë se nuk ka dëgjuar për një akt të tillë dhune.
Hoxha Mazllam për “Debat Plus” të TV Dukagjini, ka thënë se Islami nuk e lejon dhunën, sidomos në muajin e shenjtë të Ramazanit.
“Me keqardhje, nuk i përdori rrjetet sociale, nuk kam dëgjuar për këtë rast. Por në Islam nuk mund të lejohen veprime të tilla, sidomos në agjerim, në Ramazan, është haram”, u shpreh Mazllami.
Ndryshe, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka njoftuar se të dyshuarit për dhunë ndaj Valon Sylës tashmë janë arrestuar.