Reagimi i Valon Sylës kur kupton se janë arrestuar tre personat që e sulmuan
Janë arrestuar tre të dyshuarit të cilët kanë sulmuar fizikisht mbrëmë gazetarin Valon Syla.
Përderisa ishte në studion e Pressing, Syla u njoftua për arrestimin e të dyshuarve.
Gazetari falënderoi Policinë e Kosovës për aksionin dhe ministrin Sveçla për njoftimin.
“Faleminderit shumë, unë e di që këto i ka kry Policia e Kosovës. Mu më kanë mbajtë gjithmonë të informuar. Unë kam pas takim me dy-tri vija të sigurisë kosovare të cilët kanë qenë shumë profesional edhe që kanë reagu shumë shpejtë. Faleminderit ministrit që po na informon sonte edhe po e kryen punën e vetë”, tha Syla.