Lajme

E tmerrshme: Nervozohet burri rrah gruan dhe e largon nga shtëpia

Rastet e dhunës në familje janë shumë të shpeshta në vendin tonë.

Sipas raportit të policisë në rast i dhunës në familje ka ndodhur në Prizren ku i dyshuari ka rrahur gruan e tij, pastaj e ka dëbuar nga shtëpia.

Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.

Njoftimi i policisë:

Prizren 11.04.2023 – 21:00. Ankuesja femër kosovare ka raportuar se pas disa mosmarrëveshjeve, bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar ka ushtruar dhunë psikike dhe e ka dëbuar nga shtëpia pa dëshirën e saj, pastaj i dyshuari ka shkuar te familja e vajzërisë së viktimës.I dyshuari është shoqëruar në stacion policor. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili ka rekomanduar që pas intervistimit i dyshuari të lirohet dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt.