Lajme

Paralajmërohet ngritja e çmimit të bukës

Përveç për bukën, është paralajmëruar edhe shtrenjtimi i produkteve bujqësore. Pensionistët të pakënaqur me vendimin për shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Për krejt punën që bëhet brenda kësaj furre, është e domosdoshme energjia elektrike.

E me ngritjen e çmimit të rrymës, u shtuan edhe shpenzimet për këtë biznes në komunën e Lipjanit.

Prandaj, shitësja Olta Llugiqi nuk e përjashton mundësinë për shtrenjtimin e bukës.

Hallet iu shtuan edhe banorëve të fshatit Dobrajë e Madhe.

Këta thonë se pensioni që e marrin është i pamjaftueshëm për ta përballur një goditje të tillë financiare.

Ndërkaq në fshatin Gllanicë toka po punohet me të madhe, raporton T7.

Por, goditje për banorët që merren me bujqësi ishte ky vendim i Zyrës së Rregullatorit për Energji Elektrike.

Nga 1 prilli Zyra e Rregullatorit për Energji Elektrike vendosi që të ngrit çmimin e energjisë elektrike për 15 për qind.