Lajme

Tezja shkon të marrë mbesën në shkollë por e gjen duke qarë, rrah mësuesen

Tezja shkon të marrë mbesën në shkollë por e gjen duke qarë, rrah mësuesen

Një mësuese është dhunuar në ambjentet e shkollës 9 vjeçare “Nimete Progonati” në qytetin e Memaliajt në Shqipëri.

43 vjeçarja M.H. është dhunuar nga tezja e një fëmije në ambjentet e shkollës. Shkak është bërë pretendimi për bullizim të nxënëses 9 vjeçare në klasën e 3-të prej mësueses M.H.

Tezja e fëmijës kishte shkuar të merrte fëmijën nga shkolla ndërkohë që u ndesh me të qarat dëshpëruese të mbesës së saj e cila u ankua se mësuesja e kishte qëlluar dhe bullizuar gjatë procesit të sotëm mësimor.

Kaq është dashur që S.K. tezja e fëmijës, të shkonte tek mësuesja dhe aty të ndizej debati që degjeneroi me përdorimin e dhunës ndaj mësueses në krye të detyrës.

U desh ndërhyrja e stafit të mësuesve që ngjarja të pushonte me kaq. Mësuesja ka shkuar në polici ku ka denoncuar agresoren S. K. për dhunë për shkak të detyrës.