Lajme

“Në Llapushnik kurrë s’ka pas xhami, e tash Kisha na pranon me plisa të bardhë”, deklarata që nxiti reagime

Deklarata e një banori nga Llapushniku se nuk u është lejuar hyjra në xhami me plis të bardh ndërsa tani një veprim i tillë po u mundësohet në kishën e Llapushnikut, e transmetuar në KTV, ka ngjallur reagimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas.

“Një konstatim i tillë jo që është i pavërtetë e i paqëndrueshëm, por është antihistorik madje edhe ofendues për besimtarët myslimanë drenicas që ndër shekuj e bartën me krenari e dinjitet plisin si simbol kombëtar në drekë e dekë, në odë e xhami, në luftë e liri, në gëzime e hidhërime”, thuhet në reagimin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Drenas.

Reagimi i plotë:

Në një kronikë televizive, të realizuar në një odë të fshatit Llapushnik, i moshuari “Prof” Hamdi Thaqi pa fije turpi ngritë një të pavërtetë duke pohuar se nuk u është lejuar hyjra në xhami me plis të bardh, e gjoja një veprim i tillë po u mundësohet tash në kishën e Llapushnikut.
Një konstatim i tillë jo që është i pavërtetë e i paqëndrueshëm, por është antihistorik madje edhe ofendues për besimtarët myslimanë drenicas që ndër shekuj e bartën me krenari e dinjitet plisin si simbol kombëtar në drekë e dekë, në odë e xhami, në luftë e liri, në gëzime e hidhërime.
Dihet botërisht se me drenicasit nuk ka munduar askush gjatë historisë të manipulojë, madje as në kohërat e thyerjeve të mëdha me të cilat jemi përballur.
Nëse individ të caktuar kanë jetuar me identitet të rrejshëm, drenicasit gjatë gjithë historisë kanë lindur, jetuar e vepruar me nder, krenari e dinjitet.
Gjyshërit e stërgjyshit tanë jo vetëm që ishin prezen në xhami me plis të bardh gjë që nuk diskutohet, por ata ishin në saf të parë, e shumë prej tyre edhe imam të çmuar, të nderuar e të respektuar.
Ftojmë bashkëfshatarët e tij në Llapushnik që ti tregojnë atij dhe bashkëmendimtarëve të tij se ajo që ka deklaruar është e pavërtetë – gënjeshtër e kulluar.
Harmoninë tonë fetare askush mos t’a shfrytëzoj për agjendat e tyre përqarëse.
Paqe dhe selam për të gjithë.