Lajme

11 të arrestuarve në aksionin kundër fajdes iu vazhdohet paraburgimi, 3 të tjerëve iu zëvendësohet me arrest shtëpiak (Dokument/Emrat)

Operacioni policor kundër fajdes i zhvilluar më 2 mars në disa qytete të vendit, nga Prokuroria Themelore në Ferizaj, në koordinim me Drejtorinë për Hetimin e Krimeve të Rënda rezultoi me arrestimin e 15 personave të dyshuar për përfshirje në veprimtari kriminale. Pronarët e auto salloneve e kompanive të tjera, që u arrestuan po dyshohen për fajde, detyrim e shmangie nga tatimi. Gjatë këtij aksioni, u konfiskuan disa vetura, 83 955 euro, armë e prova të tjera.

Ndaj të arrestuarve ishte caktuar masa e paraburgimit, përveç ndaj Skender Bajrami – pronar i autosallon ‘Alberti’, i cili ishte liruar me kusht që mos t’iu afrohet personave të dëmtuar Xhavit Shala, Samir Bajrami, Salih Sinani, si dhe të bashkakuzuarve në distancë prej 50 metra, për të cilin rast kishte raportuar ekskluzivisht Veriu.info.

Kur kanë kaluar një muaj nga arrestimi I tyre, Gjykata Themelore e Ferizajt – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka nxjerrë aktvendim të ri ndaj të panderhurve.

Veriu.info ka siguruar ekskluzivisht aktvendimin e gjyqtarit të procedurës paraprake, Sahit Krasniqi, me të cilin iu vazhdohet masa e paraburgimit edhe për dy muaj këtyre të pandehurve:

1) Besnik Salihu – I lindur në Gjilan, pronar i autosallon “Besa”;

2) Fadil Salihu – I lindur në Tërstenik të Vitisë, pronar autosalloni;

3) Egzon Salihu – I lindur në Bibaj të Ferizajt;

4) Ardi Saraqi – I lindur në Bivolak të Vushtrrisë;

5) Lindrit Haradinaj – I lindur në Stanoc të Epërm të Vushtrrisë;

6) Mujë Ademi – I lindur në Kaçandoll;

7) Kadri Gërbeshi – I lindur në Ropicë të Vushtrrisë;

8) Ajvaz Muzaqi – I lindur në Vushtrri, pronar i autosallon “Buna-M”;

9) Bashkim Osmani – I lindur në Podujevë, pronar i fabrikës së lëngjeve “Dona Laberion”;

10) Bahri Abazi – I lindur në Bellopojë të Podujevës;

11) Shukri Haxhiu – I lindur në Herticë të Podujevës, menaxher në marketin “Market Plus”.

Në aktvendimin e nxjerrë nga Gjykata Themelore e Ferizajt më 30.03.2023, të cilin e ka siguruar ekskluzivisht Veriu.info, refuzohet kërkesa e prokurorisë që të pandehurve Shefik Rexhepi, Ramiz Ademi dhe Nexhmi Abazi, t’iu vazhdohet masa e paraburgimit. Por këtyre tre të pandehurve iu caktohet masa e arrestit shtëpiak në këto lokacione:

I pandehuri Shefik Rexhepi në fshatin Mogillë – komuna Kllokot;

I pandehuri Ramiz Ademi në fshatin Ropicë – komuna Vushtrri; dhe

I pandehuri Nexhmi Abazi në fshatin Bellopojë – komuna Podujevë.

Pra, këta tre të pandehur nuk guxojnë të largohet nga shtëpitë e tyre, përjashtimisht me leje të veçantë të gjykatës.


Në këtë aktvendim të gjykatës të siguruar nga gazeta Veriu.info, thuhet se ndaj të pandehurit Skender Bajrami (pronar i autosallon ‘Alberti’) vazhdohet masa e ndalimit të ofrimit të vendit apo personit të caktuar në kohëzgjatje prej dy muajve, duke filluar nga 31.03.2023 deri më 30.05.2023.

Veriu.info mëson se gjatë kësaj periudhe i pandehuri Skender Bajrami nuk guxon t’iu afrohet personave – të dëmtuarve Xhevdet Shala, Samir Bajrami, Salih Sinani dhe të bashkëakuzuarve në distancë prej 50 metra, në të kundërtën ndaj tij do të caktohet masa e paraburgimit.

Më poshtë iu sjellim arsyetimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt për këtë aktvendim: