E dhimbshme: Kjo është gruaja që dyshohet se bëri vetëvrasje në Obiliq, sot i jepet lamtumira e fundit
Fakton.info raportoi mbrëmë për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Sibofc të Obiliqit, ku një grua dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj me armë zjarri. Ky rast ka tronditur familjet Gërguri dhe Preniqi, të cilët morën lajmin e trishtë për vdekjen e Lavdijes.
Edhe familja e saj ka njoftuar për këtë rast të rëndë, duke bërë të ditur se 31-vjeçarja do të varroset sot, në orën 17:00.
“Të nderuar familjarë, shokë dhe miqë, ju njoftoj se kaloi në ahiret motra jone Lavdije Gerguri Preniqi. Varrimi bëhet sot në ora 17:00 pas namazit të ikindis në varrezat e Hashaneve ne Obiliq.”
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Obiliq kanë bërë me dije se fillimisht kanë pranuar thirrje për ndihmë për shkak se viktima dyshohej se kishte marrë plagë nga një armë e zjarrit.
31-vjeçarja u transportua me urgjencë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe ndonëse ishte me shenja jete, ajo nuk ka arritur që të përballojë plagën e marrë dhe si pasojë ka ndërruar jetë në spital.
Ndërkohë lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes për të kryer ekzaminimet e nevojshme dhe në kuadër të veprimeve hetimore kanë marrë dëshmitë e tre dëshmitarëve.
Viktima në momentin kritik ka qenë vetëm në shtëpi me fëmijët e saj të mitur, teksa dyshohet se aktin e rëndë e ka kryer me pushkën e gjuetisë së vjehrrit. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar arma që dyshohet se u përdor në rast.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje’.