Miku ia zë pritën ish-dhëndrit, e kërcënon dhe ia thyen xhamin e veturës
Zënkat e familjes së gruas me dhëndrin, janë të shpeshta në vendin tonë. Madje me raste ato nuk marrin fund, as atëherë kur çifti vendos të ndahet. Ngjarje të tilla jo rrallëherë kanë eskaluar edhe në përleshje brutale e kanosje serioze, siç ka ndodhur mëngjesin e së shtunës në fshatin Vitomiricë të Pejës, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se në një konflikt janë përfshirë një burrë dhe ish dhëndri i tij, që janë kapur si pasojë e një problemi të mëhershëm që kanë pasur mes vete.
Sinjali mëson se bëhet fjalë për të dyshuarin B.R., i cili sipas informacioneve të para, ia ka zënë pritën viktimës në mes të rrugës dhe ka tentuar që ta ndalojë. Në pamundësi për ta bërë një gjë të tillë, i njëjti ia ka thyer xhamin e veturës dhe është larguar.
Përballë kësaj situate, i frikësuar dhe i shqetësuar, viktima ka kërkuar ndihmën e Policisë, ku para hetuesve policorë ka rrëfyer në detaje gjithë ngjarjen.
I dyshuari është arrestuar dhe ndaj tij kanë nisur hetimet nën dyshimet për kryerjen e veprave penale “Kanosje” dhe “Asgjësim apo dëmtim i pronës”.
Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që i dyshuari të dërgohet në mbajtje për 48 or