81-vjeçari që u gjet i vdekur në Mitrovicë banonte vetëm, s’dihen shkaqet e vdekjes
Në rrethana ende të paqarta, një person i moshuar është gjetur pas shenja jete në banesën e tij në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’ në Mitrovicë, raporton Gazeta Sinjali.
Sinjali mëson se viktima është Shemsedin Raça, 81-vjeçar.
Vdekjen e të ndjerit e ka konstatuar mjeku i ekipit mjekësor të Emergjencës që doli në vendin e ngjarjes dhe me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Sipas burimeve të Sinjalit, i moshuari ka qenë duke banuar vetëm, teksa është gjetur pa shenja jete nga një familjar i tij, i cili edhe ka njoftuar organet kompetente.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.
Ndërkohë nga mediat lokale të Mitrovicës është publikuar edhe fotografia e të ndjerit