Dehet burri nga Istogu, shkon në shtëpi i rrah gruan dhe vajzën e tij
Rastet e dhunës në familje janë bërë shumë të shpeshta në vendin tonë, shkruan Veriu.info.
Sipas raportit të policisë një burrë në Istog i cili ka qenë nën ndikim të alkoolit, ka rrahur grua dhe vajzën e tij.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
Njoftimi i policisë:
Istog 07.04.2023 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka ushtruar dhunë fizike ndaj viktimave femra kosovare (bashkëshortes dhe vajzës së tij). Viktimave u është ofruar tretman mjekësor. I dyshuari ka qenë në ndikim të alkoolit me 0.84 promilë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.