Lajme

Naser Pajazitaj: S’kam paguar për lirimin tim, familjes së të ndjerës s’i ka hije të bëjë deklarata të tilla

Naser Pajazitaj, i liruar të enjten nga Gjykata Supreme, ka folur shkurtimisht pak pasi doli nga burgu.

Ai që nga viti 2015 po akuzohej për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, vrasje kjo e bërë me 9 nëntor 2015, e gjykimi i së cilës ka kaluar nëpër disa faza e me disa sosh të tjera të kthyera së prapëthi.

Pajazitaj në një intervistë ka thënë se akuzat që i janë bërë kanë qenë për turp. Pajazitaj thotë se kjo ngjarje ia ka shkatërruar familjen.

Ai thotë se familjes së të ndjerës nuk i ka hije të dalë të bëjë deklarata të tilla, duke thënë se kam paguar për lirimin tim.

“As që kam të bëjë me të, as që di diçka rreth kësaj vrasje. Qysh më kanë akuzuar mua, për mua ka qenë turp i madh. Por, prapë faleminderit drejtësisë i ka çitë senet në dritë. Unë kam dëshirë me u gjet kryesi i veprës, me u zbardh ky rast. Sepse i kuptoj edhe ata që janë të mërzitur, ju ka qenë rëndë, fshtirë me humb fëmijën…nuk ka qenë lehtë as për ata.. por, nuk ju ka hije në do sene se tash edhe ju mediat ma keni jep dënimin sesa gjykatat. Me qeto komente të tyre në media e Facebok nuk ju ka hije as atyre as të tjerve. Tanaheret kam qenë i bindur se drejtësia do të dalë në shesh. Te çështja jeme nuk ka të bëjë as paraja as korrupsioni, vetëm drejtësia”, tha Pajazitaj për Periskopin.