Çka është zekati dhe nga cilat pasuri duhet të nxjerret?
Hoxha, Fitim Gashi ishte ftuar në emisionin “Fanari”, kushtuar muajit të Ramazanit.
Në këtë emision ai ka sqaruar dispozitat rreth zekatit, njërës nga pesë shtyllat e fesë Islame.
“Zeqata është një institucion shumë i rëndësishëm në fenë islame dhe është obligim i cili duhet të zbatohet në momentin që arrihen dhe plotësohen kushtet. Me kryerjen e këtij obligimi myslimani përveç që e pastron shpirtin e tij, ai e pastron edhe pasurinë e tij me të cilën e ka begatuar i madhi Allah. Zeqati në Kur’an është përmendur në më shumë se 70 vende, ndërsa së bashku me namazin vije në 32 vende… Zeqati është një pjesë e caktuar e pasurisë e cila merret nga të pasurit , muslimanët që i plotësojnë kushtet dhe u jepet muslimanëve të varfërve” deklaroi Gashi në Tëvë1.
Ai më tej sqaroi zekati duhet të nxjerret nga disa lloje të pasurisë.
“E para është ari dhe argjendi. Ari duhet ta ketë sasinë përmbi 90 gram në mënyrë që të bëhet obligim dhënia e zekatit, kurse argjendi është mbi 600 gram. Zekati është obligim edhe në valuta monetare. Secili person i cili posedon sasinë e caktuar dhe në rast është jashtë nevojave të tij, obligohet të jep 2.5 për qind të tij”, tha Gashi.
Ai po ashtu sqaroi se secili mysliman që është i shëndosh në aspektin psikik dhe është moshërritur dhe që sasinë e caktuar e posedon gjatë tërë vitit dhe nuk ka borxhe atëherë e ka obligim që ta nxjerr zukatin.