Ndalohen makinat në rrugën “Rexhep Luci”, do të bëhet shesh
Rruga “Rexhep Luci” në qendër të kryeqytetit pritet të shndërrohet në shesh deri tek tuneli i kësaj rruge në mënyrë që të mund të kalojnë sa më lehtë qytetarët.
Ndërkaq, nga tuneli e deri te rruga “Luan Haradinaj”, do të kenë qasje edhe automjetet.
Një investim të tillë nga ana e komunës po e mirëpresin edhe vet banorët, por disa prej frekuentuesve të kësaj zone nuk po e kanë të njëjtin mendim.
Nënkryetari i Komunës, Alban Zogaj, i tha Klan Kosovës se punimet për shndërrimin e rrugës “Rexhep Luci” në shesh, do të nisin këtë vit e pritet të përfundojnë shpejt.