Lajme

“Nëse Qeveria nuk e rikthen rendin dhe ligjin brenda 24 orëve, e legjitimon ndarjen e veriut”

Analisti politik, Halil Matoshi ka reaguar pasi që Lista Serbe është larguar nga institucionet e Kosovës.

Matoshi një koment në rrjetin social “Facebook”, ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës që brenda 24 të rikthejë rendin dhe ligjin në veri të vendit.

“Nëse për 24 orë Qeveria nuk e rikthen rendin e Ligjin në veri të Kosovës kjo dmth. se po e legjitimon ndarjen e Veriut!?”, ka shkruar ai duke iu përgjigjur një komentuesi.

Kujtojmë se Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë – ka vendosur të shtunën që të largohet nga institucionet qendrore të Republikës së Kosovës, si dhe nga komunat në veri të vendit.