Lajme

Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Prizren, dërgohet me urgjencë në spital

Edhe pse rastet e lëndimeve të punëtorëve në vendet e punës nuk janë të rralla, kushtet nëpër kompanitë private po vazhdojnë të jenë të këqija, e ku prej të cilave po pësojnë më së shumti punëtorët.

Kështu ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Landovicë të Prizrenit, ku një person është dërguar me urgjencë në spital.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Spitalit Rajonal në Prizren kanë bërë me dije se 27-vjeçari është dërguar atje me lëndime në dorë dhe pas dhënies së ndihmës së parë, ai i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët bashkë me Inspektoratin kanë dalë në vendin e ngjarjes, për të kryer ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Lëndim i rëndë aksidental’.